Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu pati një takim pune me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Louisa Vinton.

Në takim u prezantua Draft-studimi për sistemin një sportelësh për shërbime në komuna që përgatitet në kuadër të projektit “Zgjidhje inovative për qasje më të mirë në shërbime në nivel lokal”.  Me këtë rast, u konstatua se Draft studimi është gjithëpërfshirës, ​​i përmbush kërkesat e Ministrisë dhe se Ministria  për vetëqeverisje lokale do të ndihmojë 18 komuna të rajonit të Pollogut dhe rajonit planorë të Shkupit të cilët nuk i ishin përgjigjur pyetësorit dërguar, kështuqë atë duhet ta bëjnë në afat sa më të shkurtër, me qëllim që versioni përfundimtar i dokumentit të japë pasqyrë maksimalish reale të situatës aktuale në të gjitha 80-të komunat.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mënyrat për vazhdimin e bashkëpunimit midis UNDP dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përmes realizimit të projekteve të reja që do të ndihmojnë në zbatimin e politikave të ministrisë.