Printo

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale, Dejan Pavleski sot në Institutin Special – Demir Kapi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për procesin e deinstitucionalizimit në sektorin social.

Në forumin pjesëmarrës ishin edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska,gjithashtu morën pjesë edhe përfaqësues nga ministritë kompetente,si dhe kryetarët e komunave nga rajoni dhe ekspertë.

Në fjalën e tij,zëvendësministri Pavleski theksoi se me procesin e decentralizimit, një pjesë e shërbimeve në sferën sociale u transferuan në nivel lokal. Në këtë drejtim,deinstitucionalizimi mund të jetë vazhdim i këtij procesi në të cilën përdoruesit e shërbimeve mund të marrin më mirë shërbimin,para se gjithash duke marrë parasysh nevojat e tyre individuale. Një aspekt edhe më i rëndësishëm është socializmi i njerëzve dhe integrimi i tyre në komunitetin lokal.

,,Ministria e Vetëqeverisjes Lokale edhe në këtë proces do të japë mbështetje maksimale në bashkëpunim me ministrinë kompetente,e në radhë të parë me komunat,sepse në fund të fundit ajo që ne të gjithë duhet ta sigurojmë janë kushtet më të mira për jetese për të gjithë qytetarët ", tha Pavleski.