Vazhdimi i procesit të decentralizimit, nxitje të zhvillimit lokal, qeverisje e mirë lokale dhe krijimi i kushteve për një rol më aktiv, më efektiv dhe më inovativ të autoriteteve lokale në arritjen e qëllimeve kombëtare për rritje dhe zhvillim.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot në Bruksel ju drejtua të pranishmëve në takimin e 14-të të Komitetit të përbashkët konsultativ midis Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian.

Ministri Fazliu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Komisionit Evropian në zbatimin e reformave për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian si dhe rekomandimi deri te Këshilli i Bashkimit Evropian për të marrë vendim për të filluar bisedimet e pranimit me Republikën e Maqedonisë.

- Rekomandimi i  Komisionit për ne paraqet njohje për reformat e zbatuara dhe gatishmërinë për të filluar negociatat e pranimit.

Ministri Fazliu theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe më tej do të vazhdojë të përqendrohet në vazhdimin e procesit të reformave ndërsa të gjitha vërejtjet nga Raporti do të jenë një udhërrëfyes për punën dhe për sukses.

- Decentralizimi i pushtetit,edhe më tej mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në  Raportin e progresit është vërejtur progresi lidhur me ofrimin e shërbimeve publike vendore,që financohen përmes bllok grandeve, duke përfshirë rritjen e transferim  buxhetore për komunat me 6.4% këtë vit.

Fazliu theksoi se dokumenti themelor i planifikimit i Qeverisë  së Republikës së Maqedonisë për zhvillimin e mëtejshëm të programit të qeverisjes vendore,Programi për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe decentralizimi janë rishikuar në bazë të prioriteteve të Qeverisë,dhe paralelisht  finalizohen aktivitetet për hartimin e një plani të ri të Veprimit për periudhën 2018-2020 përmes konsultimit ndër-ministror dhe në bashkëpunim me BNJVL-së.

Përmes Programit është operacionalizuar përkushtimi i Republikës së Maqedonisë për të vazhduar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm lokal,vetëqeverisjen e mirë lokale dhe krijimin e kushteve për një rol më aktiv,më efikas dhe më novator  të autoriteteve lokale në arritjen e objektivave kombëtare për rritjen dhe zhvillimin. Sfidat vijuese që dalin nga programi Qeveritar është vazhdimi i decentralizimit në zonat ku qytetarët dhe biznes bashkësia mund të marrin shërbime më të mira dhe më efikase në nivel lokal, si dhe forcimi i kapaciteteve dhe përmirësimi i stabilitetit financiar të komunave,tha  ministri Fazliu.

Anëtar i Parlamentit Evropian Ivo Vajgl, theksoi se kjo është një periudhë e mirë për vendet e Evropës Juglindore, sepse të gjithë treguesit janë përmbushur edhe për përshpejtimin me zgjerimin.

"Zgjerimi i BE me të gjitha vendet e kontinentit evropian është drita që udhëheq dhe hap mundësi për vendet dhe vetë Bashkimin Evropian", tha Vajgl.

Në takimin folën edhe  dy bashkë-kryetarët nga Maqedonia,kryetari i komunës së  Shtipit Blagoj Boçvarski ndërsa nga Bashkimi Evropian,kryetari i komunës sllovene Trbovle Jasna Gabriq.

- Mund të jemi optimist sepse procesi i zgjerimit merr një shtysë të re. Përparimi i vendit tuaj nuk ka mbetur pa u vënë re dhe dyert e Bashkimit Evropian mbeten të hapura, tha Gabriq.

Bashkëkryetari i Komitetit, Kryetari i Bashkisë së Shtipit Bocvarski, theksoi se është momenti i duhur për të vazhduar reformat e nisura në nivel qendror dhe lokal.

"Ne po ballafaqohemi me sfida të rëndësishme, si decentralizimi dhe financimi i duhur i komunave, shfrytëzimi i fondeve evropiane dhe zhvillimi i demokracisë lokale", tha Bocvardski.

Në përbërjen e delegacionit maqedonas janë edhe kryetarët e njembëdhjetë komunave, anëtarët e Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së nesërme, anëtarët e Komitetit të Përbashkët Konsultativ do të marrin pjesë në sesionin plenar tematik "Dita e Zgjerimit", i cili do të adresohet nga Komisioneri i BE për Zgjerimin Johannes Hahn, si dhe Kryetari i Komitetit Evropian të Rajoneve Karl-Heinz Lambertz.