Shumë i rëndësishëm për ne është fillimi i bashkëpunimit pragmatik në mes të dy ministrive,e i njëjti do të na ndihmojë në zbatimin e politikave e veçanërisht ato që janë me rëndësi vendimtare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO,tha ministri Fazliu

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu me ftesë të homologut të tij bullgar,ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Nikolai Nankov, sot në mbledhjen e Sofjes, biseduan për bashkëpunimin midis dy ministrive dhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.

Në takimin e punës,dy ministrat theksuan se dy ministritë tashmë bashkëpunojnë në kuadër të zbatimit të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Ministri Fazliu theksoi se bashkëpunimi ndërkufitar me Bullgarinë është më i suksesshëm, sepse në fazën e parë tërësisht i ka realizuar mjetet e ndara nga Bashkimi Evropian dhe të njëjtën   pret edhe në kuadër të thirrjes publike për projekte,të hapur deri më 11 maj.

Republika e Maqedonisë e vlerëson përkrahjen e Republikës së Bullgarisë,në përpjekjet e vendit tonë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO, sidomos tani që më Bullgaria e ka pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Bashkimit Evropian,e ceku ministri Fazliu.

Dy ministrat diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit nëpërmjet nënshkrimit të një Memorandumi të bashkëpunimit në fushat e vetëqeverisjes lokale,zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

- Nënshkrimi i Traktatit të miqësisë,bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes dy qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë,vetëm se i institucionalizoj rrugët tashmë të hapura në mes të institucioneve dhe qytetarëve të të dyja vendeve. Do të thotë një nxitje shtesë,sepse siguron bazën për krijimin e një bashkëpunimi gjithëpërfshirës në rrugën e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për ne është shumë e rëndësishme të nisurit e bashkëpunimit pragmatik midis dy ministrive,e cila do të na ndihmoj në zbatimin e politikave,veçanërisht të atyre që janë me një rëndësi kyçe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO,tha ministri Fazliu.

Ministri i zhvillimit rajonal dhe punëve publike të Bullgarisë Nikollaj Nankov vuri në dukje se Memorandumi i bashkëpunimit midis dy ministrive është një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

- Pozita jonë është anëtarësimi më i shpejtë i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Keni progres të shpejtë në zbatimin e reformave. Jemi në dispozicionin tuaj, duke nënshkruar Memorandumin për thellimin e bashkëpunimit në mes të ministrive, tha ministri Nikolai Nankov. Modeli ynë institucional për zbatimin e politikave në fushën e qeverisjes lokale, zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimi ndërkufitar është i mirë dhe jemi në dispozicionin tuaj për tua përcjellë praktikat tona të mira,tha ministri Nankov. Gjithashtu vuri në dukje se zbatimi i programit për bashkëpunim ndërkufitar jep rezultate të shkëlqyera,dhe prioritet është lidhja e infrastrukturës midis dy vendeve, nëpërmjet përmirësimit të rrjetit rrugor.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë e tyre për të nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit midis dy ministrive deri në fund të qershorit në Shkup.