Zëvendësministri Dejan Pavleski në emisionin debativ "Magazina ekonomike" të TV Alsat mbi borxhet e komunave, si të tejkalohen situatat dhe për perspektivat e reja:

- Janë planifikuan buxhete shumë më të mëdha nga ajo që realisht mund të ofronte komuna,kanë hyrë në investime dhe detyrime për të cilat kryetari i komunës e ka ditur se nuk mund ti përmbushë dhe në atë mënyrë janë grumbulluar borxhet e tyre. Qeveria po bën gjithçka për të krijuar një ambient pozitiv në shtet. Do të sigurohen mekanizma që situata të tilla të mos përsëriten, për arsye se e gjithë kjo shkon në dëm të qytetarëve, çdo veprim jo transparent dhe i paligjshëm është në dëm të qytetarëve. Me transparencën dhe llogaridhënien dhe me zbatimin e ligjeve,deri në punë me ndërgjyqësi për të mirën e qytetarëve.

Emisioni është në lidhjen e mëposhtme:

Magazina ekonomike; 21.03.2018