Suhejl Fazliu Të nderuar qytetarë, në emrin tim dhe në emër të bashkpunëtorëve të mi, ju përgëzoj për miratimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë. Me çka përmbyllet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe njëkohësisht forcohet mirëbesimi mes etniteteve në Republikën e Maqedonisë, bëhet demokratizim më i madh i vendit çka forcon rrugën drejt eurointegrimeve si një vend multietnik dhe multikulturor.

Na priftë e mbara.


Me rrespekt,
Suhejl Fazliu
Ministër i vetëqeverisjes lokale