Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, nesër, 20 shkurt 2018, në Strumicë, në Vila Park Hotel-Strumicë, me fillim në orën 11.00 do të hapë Ditën informative për gjithë aplikuesit potencial të shpalljes së dytë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të komunave, nga organizatat qytetare dhe subjekte joprofitabile nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë.

Thirrja është shpallur më 9 shkurt dhe do të jetë e hapur deri më 11 maj 2018-të.       

Ministria për vetëqeverisje lokale fton mediumin tuaj të përcjellë ngjarjen.