Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu mori pjesë në Konferencën “Rrjetëzimi dhe përfaqësimi i bashkësive lokale dhe urbane - dhe sfidat dhe sugjerimet për të ardhmen" e realizuar në kuadër të projektit, të iniciuar dhe implementuar nga Qendra për edukim dhe zhvillim, Tearcë dhe Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacionin, Shkup.

Ministri Fazliu tha se Qeveria dhe Ministria për vetëqeverisje lokale, kompetent për zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale janë të hapur për kërkesat që dalin drejtpërdrejt nga qytetarët në shqyrtimin e rolit dhe vendit të pushtetit lokal në sistemin e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë.

- Për momentin mund të konkludojmë se ka bashkësi lokale dhe urbane që funksionojnë, por secila në mënyrën e vet. Në pjesën më të madhe, funksionaliteti i tyre varet nga gatishmëria e komunës për të organizuar dhe përcaktuar mënyrën e funksionimit të tyre në statutin e komunës. Për çdo rast, çështja është aktuale, dhe në mënyrë indirekte i tangon të gjithë qytetarët si një mundësi për të adresuar pyetjet deri te pushteti lokal, por edhe si mundësi për t'u angazhuar në mënyrë aktive në zgjidhjen e tyre, tha ministri Fazliu, i cili njoftoi se Ministria për vetëqeverisje lokale do të përgatisë analizën e vet, duke marrë parasysh ekspertizën e fituar nga sektori civil dhe praktikat e mira të bashkësive funksionale lokale dhe urbane.