Përfaqësues të autoritetit drejtues të IPA Programit  për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë 2014 -2020, znj. Angelliki Bouziani, udhëheqëse e autoritet drejtues,  Aleksandros Samaras, udhëheqës i njësisë B1 në autoritetin drejtiues  si dhe  dhe Zhupan Martinovski, zyrtar i angazhuar në Sekretariatin e përbashkët në Selanik, vizituan Ministrinë e veteqeverisjes lokale, respektvishit realizuan takim me ministrin Suhejl Fazliu.

Qëllimi i vizitës së autoritetit drejtues ishte takimi me ministrin Fazliu dhe zyrtarët përkatës – përgjegjës në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale për të diskutuar gjendjen aktuale të IPA Programit  për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë 2014 -2020 si dhe Programit për bashkëpunim transnacional Ballkan-Mesdhe 2014-2020.

Më konkretisht, në këtë takim përfaqësuesit e autoritetit drejtues e njoftuan ministrin lidhur me projektet e përzgjedhura të thirrjes së parë për projekt propozime në kuadër të të dyja programeve, u diskutuan modalitet e finansimit të projekteve si dhe mundësitë për shpallje te dytë për projekt propozime në kuadër të IPA Programit  për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë 2014 -2020.  

Ministri Fazliu falënderoi përfaqësuesit e autoritetit drejtues për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që i ofrohet Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, si autoritet nacional. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për  thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe uroi implementim të suksesshëm të programeve.