Printo

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu Forum Rajonal mbi bashkëpunimin ndërkufitar,të mbajtur në Strugë,u takua me drejtorin e Departamentit për Zhvillim Rajonal të programit të vendeve të Ballkanin Perëndimor në programin multi shfrytëzues  dhe drejtorit për politik fqinjësore të BE, Kolin Volf.

Në takimin ministri Fazliu e theksoi  gatishmërinë e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për angazhim maksimal në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në drejtim të zbatimit të politikave të ministrisë. Ministri Fazliu tha se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është e angazhuar për përmirësimin e procesit të decentralizimit në drejtim të përmirësimit të funksionimit të komunave,proces që është përkrahur edhe me projektin e Unionit në vlerë prej 2.3 milion. Gjithashtu ministri Fazliu shprehu bindjen se bashkëpunimi ndërkufitar në periudhën e dytë të programit të IPA-s do të rezultojë në një numër më të madh të projekteve me cilësi dhe me gatishmëri për absorbimin maksimal të fondeve në dispozicion nga Bashkimi Evropian.

Bashkëpunimi  ndërkufitar është një segment i rëndësishëm në politikën rajonale të Bashkimit Evropian përmes të cilës vendet e rajonit bashkëpunojnë për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale punon dhe do të punojë me fqinjët e saj dhe Bashkimin Evropian për të arritur këtë qëllim, tha ministri Fazliu.

Ministri Fazliu në takimin kërkoi mbështetje teknike për Ministrinë për procesin e decentralizimit për komponentin për bashkëpunim ndërkufitar,me çka drejtori Volf shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në procesin e akreditimit.