Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot mori pjesë në inaugurimin e segmentit rrugorë në drejtim në liqenit të Likovës.

Në këtë solemnitet rasti, bashkë me nikoqirët, ministrin Sadulla Duraku, përfaqësues nga komuna e Likovës, si dhe përfaqësues të komunës Satoçva nga Bullgaria në bashkëpunim me të cilët u realizua projekti,  në mënyrë simbolike prenë shiritin dhe lëshuan në përdorin rrugën e asfaltuar në gjatësi prej mbi 1500 metra e cila çon në drejtim të liqenit të Likovës. Ky investim është financuar nga Bashkësia Evropiane, konkretisht nga Programi për bashkëpunim ndërkufitarë IPA ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Në fjalën përshëndetëse, ministri Fazliu theksoi se ky eveniment vjen si rezultat i një projekti të suksesshëm që realizohet në ketë komunë. Ky projekt u përkrah që në thirrjen e parë publike të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Deri tani, në kuadër të këtij programi janë financuar mbi 100 projekte  që do të thotë se Ministria për vetëqeverisje lokale së bashku me partnerin e saj nga Bullgaria, Ministrinë e zhvillimit rajonal dhe me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian janë financuar mbi 100 partneritete përgjatë kësaj vije kufitare dhe u është dhëne mundësi po aq subjekteve të realizojnë projekte ose te thellojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjelle, theksoi ministri Suhejl Fazliu.

“Tani jemi në fazë të realizimit të thirrjes së re publike për projekt propozime në kuadër të Programit me Bullgarinë. Te dy këto thirrje janë relevante për Komunën e Likovës dhe subjekteve të tjera të këtij rajoni. Presim nga ju ide dhe iniciativa të cilat do të kenë rezultate konkrete, të ngjashme me ketë segment rrugor i cili besoj se do të jetë në funksion të çdo banori të komunës suaj por edhe të çdo vizitori të këtij kapaciteti të fuqishëm turistik siç është liqeni i Likovës” theksoi mes tjerash ministri Fazliu.

Përndryshe, ky investim është si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm ndërkufitarë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, më saktë komunës së Likovës dhe komunës Satoçva nga Bullgaria. Në kuadër të projektit të titulluar “Mendo për natyrën, ujin dhe kulturën – bëhu turist Evropian, segmenti i asfaltuar rrugorë do të lehtësojë qarkullimin e  komunikacionit dhe të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve që frekuentojnë këtë regjion.