Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri Dejan Pavleski sot në Ministrinë për vetëqeverisje lokale patën takim me ambasadorin e SHBA- ve, Xhes Bejli.

Në takim, ministri Fazliu theksoi rëndësinë e mbështetjes së SHBA-ve për përpjekjet e Qeverisë dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale për nxitjen e zhvillimin social dhe ekonomik në nivel lokal. Ministria për vetëqeverisje lokale, tha Fazliu me përkushtim do të punojë për  zhvillimin e balancuar dhe shërbime uniforme për të gjithë qytetarët. Në veçanti, ministri Fazliu theksoi nevojën për krijimin e një sistemi të kontrolluar për shpërndarjen e fondeve në bazë të nivelit të tyre zhvillimorë me qëllim të nxitjes së zhvillimit të rajoneve më pak të zhvilluara.

Me përmirësimin e cilësisë së jetës ngushtohet hapësira për abuzim politik të qytetarëve, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike, theksoi Fazliu.

Ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli theksoi rolin e Ministrisë për vetëqeverisje lokale.

- Rëndësia e Ministrisë buron nga rëndësia e pushtetit lokal në shoqërinë e çdo vendi, madje edhe në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht pas Marrëveshjes kornizë të vitit 2001.

Ambasadori Bejli theksoi nevojën për financimin adekuat të kopmpetencave të komunave, ngritjen e kapaciteteve, si dhe koordinimin horizontal midis Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe ministritë e tjera përgjegjëse për fusha të caktuara.

-Mënyra e sigurimit të fondeve nga ana e autoriteteve lokale është vendimtare për pushtetin lokal. Nëse të gjithë mjetet komunat i presin nga pushteti qendrorë, kjo do të thotë se vendimet merren nga niveli qendrorë, dhe jo në nivel lokal, atëherë nuk mund të flasim për pushtet lokal, tha ambasadori Bejli. Në këtë kontekst, Bejli theksoi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Zëvendësministri Dejan Pavleski vuri në dukje se politika e qeverisë në fushën e qeverisjes lokale ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të komunave në të gjitha segmentet. Duke forcuar burimet financiare dhe njerëzore, autoritetet lokale në konsultim me qytetarët do të mund në mënyrë të pavarur të planifikojnë zhvillimin e tyre. Ai theksoi gjithashtu nevojën për shqyrtimin e formulave ekzistuese për shpërndarjen e bllok

dotacioneve dhe mjeteve të tjera nga pushteti qendrorë, me qëllim të sigurimit të financimit në nivel lokal dhe rajonal që në fakt do të çojë në zhvillim më të ekuilibruar.

-Patjetër duhet shqyrtuar mekanizmat ekzistues dhe të sigurohen  kritere të qarta dhe transparente për alokimin e fondeve për rajonet planifikuese nga ministritë e tjera, për të ndikuar realisht në sigurimin e zhvillimit të barabartë dhe të shërbimeve të harmonizuara, tha zëvendës ministri Pavleski.

Në takim u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojnë në nivel teknik për të konkretizuar  mbështetjen në pëlqim me nevojat e Ministrisë dhe komunave.