Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, sot realizoi takim pune me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, ekselencën e sajë, Sybille Suter Tejada.

Ministri Fazliu falënderoi ambasadoren Tejada për vizitën dhe theksoi se shteti zviceran gjithnjë ka dhënë kontribut të çmuar për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Ai nënvizoi se Ministria për vetëqeverisje lokale ka pasur bashkëpunim të ngushë me Ambasadën e Zvicrës dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhshmen, duke u thelluar madje edhe në fusha tjera. Ministri Fazliu e njoftoi ambasadoren Tejada me aktivitetet rrjedhëse në Ministrinë për vetëqeverisje lokale, duke u ndalur në veçanti në projektet të cilat i financon dhe ndihmon Ambasada e Zvicrës. Unë tha ministri Fazliu, bashkë me ekipin tim do të jemë në dispozicion të plotë për realizimin e aktiviteteve të parashikuara, të me qëllim që projektet e filluara të vazhdojnë të realizohen me sukses dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë të cilët duan që institucionet shtetërore s sidomos ato komunale të jenë më afër tyre dhe me shërbime të  njëjta  për të gjithë.

Ambasadorja zvicerane Sybille Suter Tejada, falënderoi ministrin Fazliu dhe njëherit uroi  atë për emërimin ministë, duke i dëshiruar sukses në të ardhshmen dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Ajo theksoi se Ambasada zvicerane do të vazhdojë me realizimin e projekteve të hartuara, si në nivel nacional ashtu edhe atë regjional, me qëllim që të ndihmojë zhvillimin e barabartë regjional në Maqedoni si dhe aftësimin e komunave për të qenë më pranë qytetarëve dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje në projekte në interes të tyre.