Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, hapi takimin e parë për koordinimin e politikave ndërmjet institucioneve kompetente dhe bashkësisë donatore me temë “Digjitalizimi në nivel lokal”.

Procesi i koordinimit udhëhiqet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ambasada e Zvicrës në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Në takim folën Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Azir Aliu, Sekretarja shtetërore në SÇE Drita Halili - Abdiu, Drejtoresha e BNJVL-së, Dusica Perishiq dhe Ambasadorja e Zvicrës, Veronik Hulman Marti.

Përfaqësues nga UNDP-ja, Delegacioni i BE-së dhe USAID-i prezantuan projektet përmes të cilëve realizohen aktivitetet për digjitalizimin e shërbimeve lokale.

Takimi i parë koordinues inicioi dialog me temë “Digjitalizimi në nivel lokal” me qëllim për shërbime më efikase komunale për qytetarët dhe rritje të transparencës dhe llogaridhënies. Ky proces i koordinimit tematik do të mbështesë institucionet që të përmirësojnë harmonizimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve për digjitalizimin dhe transformimin digjital në mënyrë koherente.