Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale sot u bërë pranim-dorëzimi formal i detyrës së ministrit të Vetëqeverisjes Lokale. Ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, pas zgjedhjes në Kuvend, në kabinet është pritur nga ministri i deritashëm, Goran Milevski. Në takim u bisedua për realizimin e projekteve aktuale në Ministrinë së Vetëqeverisjes Lokale për zbatimin e politikave për zhvillim lokal dhe rajonal, realizimin e Programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe për mbështetjen financiare të komunave dhe rajoneve planore që realizohet nga programet buxhetore të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal.

                                                                                                          Ministria e Vetëqeverisjes Lokale