Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski hapi forumin në të cilin u prezantuan Studimet për karakteristikat ekonomike të rajoneve planore, për zhvillimin rajonal, si dhe për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.


- Hartojmë Strategji të re për zhvillimin rajonal që do të determinojë zhvillimin e rajoneve planore në 10 vitet e ardhshme. Evaluimi i dokumentit të mëparshëm strategjik tregoi se qëllimet nuk ishin arritur për arsye të ndryshme. Qëllimi është të përgatisim një dokument të vërtetë që do të kontribuojë në zvogëlimin e ndryshimeve zhvillimore midis rajoneve planore, tha ministri Milevski.


Ai shtoi se janë përgatitur analizat sektoriale për të gjitha fushat, mes tjerash edhe analizat e ekspertëve për karakteristikat ekonomike të rajoneve planore dhe për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësinë, nga të cilat priten rekomandime për zhvillim më të shpejtë dhe më të ekuilibruar. Strategjia do të jetë gati deri në nëntor, por është e rëndësishme të përdoren të dhëna reale dhe prandaj pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit të ardhshëm vitin që vjen, strategjia do të rishikohet, tha Milevski. Zëvendës ministri Zoran Dimitrovski tha se zhvillimi rajonal dhe decentralizimi janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe në kontekstin e perspektivave evropiane të vendit.


- Vetëm me komuna dhe rajone me burime të barabarta zhvillimore mund të përshpejtojnë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të përmirësojmë standardet jetësore të qytetarëve, tha Dimitrovski.