Shërbime më të mira dhe qytete më të sigurta nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja

 Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokal, Dejan Pavleski dhe kryetarët e komunave të Velesit dhe Gazi Babës, Ace Kocevski dhe Boris Georgievski morën pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi risitë komunale, MuniWorld 2019 që prej 26 deri më 28 shkurt mbahet në Tel Aviv.

Organizator i Konferencës është Federata e autoriteteve lokale të Izraelit.

Në kuadër të Konferencës, mbahen edhe MuniExpo 2019 ngjarja më e madhe vjetore e organizuar nga Federata e autoriteteve lokale të Izraelit.

Zëvendësministri Pavleski u takua me presidentin e Federatës, Haim Bibas,me përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunitetit të biznesit nga Izrael, si dhe delegacione nga vende të tjera. Në takimet qe shprehur interesim për bashkëpunim me Maqedoninë Veriore, si një destinacion me potencial të madh.

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokal Dejan Pavleski dhe kryetarët Ace Kocevski dhe Boris Georgievski patën takim me ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë Veriore, Den Orijan, në të cilën përfaqësues të kompanive izraelite paraqitën zgjidhje të reja për zhvillimin e turizmit.

Konferenca MuniWorld, dhe MuniExpo organizohen qe tre vite radhazi dhe janë ngjarje të jashtëzakonshme për tu njoftuar me zgjidhjet e fundit inovative në temën qytete-inovative të zgjuara, qëndrueshmërisë, strategjitë dhe qasjet në planifikimin urban, transportin, menaxhimin e mbeturinave dhe shërbime të tjera të promovuar me përdorimin e teknologjive të reja.

Këtë vit konferenca theksin e vendos në sigurinë urbane dhe inovacionit. Për siguri më të madhe në qytete është theksuar domosdoshmëria e bashkëpunimit mes autoriteteve lokale, shërbimet e sigurisë së qytetarëve, bashkëpunim me kompanitë dhe përdorimi i zgjidhjeve të reja, ndërtimin e standardeve nga bashkësia ndërkombëtare duke marrë përgjegjësi më të madhe nga ana e medieve sociale.

Në Konferencë morën pjesë mbi 200 përfaqësues të pushtetit vendor, ministra, përfaqësues të institucioneve shkencore dhe financiare dhe nga sektori i biznesit në Izrael. Qe shfrytëzuar prania e rreth 900 pjesëmarrës nga shumë vende të tjera të botës si një mundësi për krijimin e rrjeteve për bashkëpunim, si dhe më shumë se 170 kompani nga Izraeli që paraqesin zgjidhjet e tyre të fundit për përmirësimin e shërbimit dhe sigurisë në qytete.