Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski sot në sheshin e Resnjës promovoi projektin për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale dhe forcimin e funksioneve dhe kompetencave komunale të komunave në rajonin e Pelagonisë. Në komunën e Resnjës është blerë një automjet modern për pastrimin e rrugëve, i cili do të kontribuojë për rritjen e efikasitetit në funksionimin e ndërmarrjes komunale.


- Qëllimi i projektit është të forcojë kapacitetin teknik për grumbullimin e mbeturinave komunale në komunat e Prilepit, Resnjës dhe Demir Hisarit, të përmirësojë cilësinë e jetës së popullatës në rajonin e Pellagonisë duke mbrojtjen mjedisit hapësinorë, efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimeve publike përmes sigurimit makinave të përshtatshme moderne - automjeteve për grumbullimin e mbeturinave, si dhe mbrojtjen e ambientit dhe përmirësimin e sistemit për mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave komunale. Vlera totale e projektit për komunën e Resnjës sillet në rreth 3 milion denarë, tha ministri Milevski.


- Sot, në këtë ditë të mrekullueshme, ditën kur ne shënojmë dhe festojmë ditën e mbledhjes së mollëve të Prespës, shpreh kënaqësinë time që pranojmë këtë automjet të mrekullueshëm. Kjo vërtetë do të kontribuojë shumë për një Resnjë më të pastër dhe të gjelbër, ashtu siç qëndron edhe shkrimi në vetë automjetin, është me të vërtetë shumë e nevojshme për Ndërmarrjen publike dhe shumë e rëndësishme për qytetarët, shtoi kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski. Qendra për zhvillimin e rajonit planorës të Pellagonisë, në përputhje me dispozitat e ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjit për menaxhimin e mbeturinave, përmes këtij projekti mundëson uljen e kostove si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë.


- Me kërkesë të komunës dhe me ndihmën e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale përmes Byrosë për zhvillim, makinë fshirëse u sigurua për ndërmarrjen komunale. Ne do të vazhdojmë të realizojmë edhe projekte tjerë që do të jenë me rëndësi të veçantë për qytetarët, jo vetëm për Resnjën , por edhe për të gjithë rajonin, shton Gogo Vidimçe, drejtor i Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pellagonisë. Ministri Milevski mori pjesë në ceremoninë e “Fushata e mollëve të Prespës”, në pemishten Svislion Agroplod.


- Banorët e Resnjës duhet të jenë krenarë për këtë ngjarje tradicionale, aq më tepër se molla është simbol i qytetit të tyre. Qyteti duhet të zhvillohet edhe më tepër ekonomikisht, të investohet në procesin e eksportit dhe në cilësinë e mollëve për tregjet e huaja. Unë u dëshirojë punë të suksesshme, theksoi Milevski.