Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski sot në Manastir, në prani të kryetarëve të komunave të rajonit planorë të Pelagonisë, nënshkroi kontratën për financimin e Qendrës për zhvillim të rajonit planorë për vitin 2019.

Me këtë rast, Ministri Milevski theksoi se kontrata përcakton aktivitetet që Qendra për zhvillim do të realizojë këtë vit, e që dalin nga Programi për zhvillimin e rajonit planorë të Pellagonisë. Për realizimin e aktiviteteve operative të Qendrës, Ministria e vetëqeverisjes lokale për vitin 2019 do ta mbështes financiarisht Qendrën me 1.2 milion denarë, dhe poaq mjete janë ndarë për realizimin e projekteve për zhvillimin e rajonit të planorë. Ai i informoi të pranishmit se Ministria që drejton tash më ka filluar aktivitetet në nivel të ekspertëve për përgatitjen e ndryshimeve në ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.

- Në periudhën e kaluar nuk janë arritur rezultatet e pritura, ndryshimet në zhvillim janë të larta, veçanërisht midis komunave urbane dhe atyre rurale, ndërsa niveli i shërbimeve në disa vendbanime është nën standardet e duhura. Kjo situatë duhet të ndryshohet me politika efikase dhe zgjidhje të shpejta, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski. Në rajonin planorë të Pellagonisë, nënvizoi ministri, nga programi buxhetor për zhvillim të barabartë rajonal, këtë vit financohen 15 projekte me shumë të përgjithshme prej 48 milion denarë. Nga ata, 8 projekte janë për zhvillimin e rajonit, 3 projekte për zhvillimin e fshatrave dhe 4 projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore. Zhvillimi rajonal inkurajohet me mjete buxhetore, por buxheti nuk duhet të jetë burimi i vetëm i financimit të projekteve. Seriozisht duhet të merret në konsideratë Instrumenti IPA i Bashkimit Evropian sepse me anëtarësimin e vendit në strategjitë makro-rajonale të Bashkimit Evropian, mundësitë janë edhe më të mëdha, tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Ministri Milevski paralajmëroi bashkëpunim efikas në zgjidhjen e çështjeve që ndikojnë në efikasitetin dhe cilësinë e zbatimit të projektit dhe marrjen e vendimeve serioze për të vazhduar procesin e decentralizimit, transferimin e kompetencave të reja dhe burimeve financiare.

Kontrata të këtilla për financim do të nënshkruhen me të gjitha Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore me qëllim që të mos rrezikohet funksionimi i tyre gjatë vitit në ecuri.