Kumtesë për mediume

 

Me propozim të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 37-të me radhë miratoi Dekretin  për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Me këtë  Dekret jepet mundësia që kryetari i Këshillit komunal dhe i qytetit të Shkupit të ketë  mundësi të thirrë dhe të udhëheqë mbledhje të Këshillit edhe me përdorimin e mjeteve për komunikim (telefon ose lidhje për konferencë me përdorimin internet komunikimit dhe veglave të softuerëve).

Duke pasur parasysh që në raste të jashtëzakonshme, kur komunat dhe qyteti i Shkupit duhet maksimalisht të jenë të mobilizuar dhe funksionalë, me qëllim të sigurimit të kushteve për zbatimin e rekomandimeve dhe masave të Qeverisë për mbrojtjen dhe parandalimin e korona virusit Covid 19, me këtë Dekret sigurohen kushte ligjore që Këshilli komunal të jetë në gjendje të mbajë seanca dhe të marrë vendime edhe në rast të pengesave të anëtarëve të këshillit që të marrin pjesë fizikisht në seancë, për shkak të zbatimit të masave të Qeverisë.

Sipas Dekretit, në rast të mbajtjes së mbledhjes me përdorimin e mjeteve të komunikimit, kryetari i këshillit rendin e ditës dhe materialet për seancë u ua dërgon përmes postës elektronike. Votimi do të bëhet përmes deklarimit nominal të secilit prej anëtarëve të këshillit të cilët janë të paralajmëruar prezent në seancë, për ecurinë e mbledhjes do të mbahet procesverbal i cili përshkak sigurimit të transparencës dhe llogaridhënjes, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes shpallet në Web faqen e komunës ose qytetit të Shkupit.

Në rast të pengesës ose mungesës së kryetarit të Këshillit, për shkak të veprimit në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë dhe për shkak të zbatimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë,  jepet mundësia që mbledhjen e Këshillit ta thirrë dhe me të njejtën të kryesojë anëtari më i vjetër i Këshillit.

Për shkak të efikasitetit më të madh të punës, Dekreti ofron mundësi që kryetari i Këshillit të thërrasë edhe mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të kryetarit.

Ministria e vetëqeverisjes lokale, u rekomandon kryetarëve të komunave,  nëse akoma nuk kanë vepruar, të veprojnë në përputhje me nenin 52 paragrafi 5 i Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe të përcaktojnë se cili nga anëtarët e këshillit do ta zëvendësojë atë në rast të pengesës ose mungesës, dhe sipas autorizimeve ligjore, të autorizojnë një ose më shumë persona nga mesi i të punësuarve për nënshkrimin e akteve financiare ose akte të tjera.

 

Ministria e vetëqeverisjes lokale