Republika e Maqedonisë
Ministria e vetëqeverisjes lokale
Të festojmë Ditën e Bashkëpunimit Europian nëpërmjet pikturave të cilat përfaqësojnë bashkëpunimin midis njerëzve në Europë!
Me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Europian, IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri do të organizojë konkurs për pikturë me temën e përcaktuara “Krijimi i të ardhmes së përbashkët” në Strugë, më 15 Tetor 2015.
Kush mund të aplikojë: fëmijët (mosha 6-15 vjeç) nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë.
Afati i fundit për aplikim:13 Tetor 2015
Si të marrësh pjesë: piktura duhet të jetë e dizenjuar në një letër A3 (420mm x 297mm) me temë “Krijimi i të ardhmes së përbashkët”. Fëmijet mund të përdorin materialet artistike si laps, laps ngjyrues, ngjyra uji, etj.
Vlerësimi: Pikturat do të vlerësohen në bazë të origjinalitetit, kreativitetit, cilësisë dhe rëndësisë mbi temën e mësipërme. Pikturat e përzgjedhura do të prezantohen në një ekspozitë publike më 15 Tetor 2015 në Strugë, Republika e Maqedonisë.
Çmimet: Fituesit e përzgjedhur për vend të 1, 2 dhe të 3 do marrin Çertifikatën e meritës dhe dhurata përkatëse.
Fituesit do të shpallen në evenimentin që shënon Ditën e Bashkëpunimit Europianmë 15 Tetor 2015 e cila do te mbahet në sallën kryesore Pallati i Kulturës “Braka Miladinovci” Strugë.
Për të mbrojtur punën e të gjithë fëmijëve, ju lutemi nënshkruani pikturën tuaj. Prapa pikturës duhet të gjenden këto informacione:
- Emri dhe mbiemri i fëmijës,
- Shkolla ku fëmija ndjek mësimin,
- Emri i prindit ose kujdestarit ligjor dhe adresa e banimit dhe
- Numri i telefonit/celular i prindërit/kujdestarit ligjor/mësuesit.
Ju lutemi të na dërgoni punimin tuaj me të cilin do merrni pjesë para datës 13 Tetor 2015 nëpërmjet postës ose dorazi në adresat e mëposhtme:
Republika e Maqedonisë:
IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri
Sekretarijati i Perbashkët Teknik Strugë
Tel: 00389 46 788 300
Rr. Boro Duni bb, 6330 Strugë, R. Maqedonisë
Republika e Shqipërisë:
IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri
Antena Elbasan
Str. Lagja “Brigada 17 S”, Rruga “11 Nëntori”,
Prefektura Elbasan , kati i 3-të
Tel: 00355 54 244 431