Printo

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë

(Organ menaxhues i Programit)

në bashkëpunim me,

Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë

(Organ Kombëtar i Programit)

 

Publikohet më 23.09.2015 Thirrja e parë për projekt propozime të Programit Interreg-IPA për bashkëpunim ndërkufitar Bullgari-Maqedoni, synimi i të cilës është përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis dy vendeve. Programi është i bashkë-financuar nga Instrumenti i Asistencës së para aderuesе II të Bashkimit Evropian.

Objektivi i përgjithshëm i Programit është përforcimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis njerëzve dhe institucioneve në rajon me qëllim të ballafaqimit me sfidat e përbashkëta  dhe shfrytëzimin e potencialeve të pashfrytëzuar për zhvillimin e rajonit ndërkufitar nëpërmjet përdorimit efektiv të burimeve të përbashkëta.

Shuma e përgjithshme e thirrjes së Parë për projekt propozimet është 7240469 euro.

Ftesa mundëson që partnerët në të dy anët (komunat, organizatat jo-qeveritare,organizata për mbështetje të biznesit, institucionet arsimore, shkencore dhe kulturore, etj) të aplikojnë për projekte të përbashkëta.

Projekt propozimet duhet të plotësojnë njërin prej akseve të mëposhtme prioritare dhe objektivat specifike të Programit:

Qëllimi përfundimtar i Programit është të ngitet kapaciteti i autoriteteve lokale dhe rajonale në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në rajonin përfitues kufitar ,të përcaktuar në Programin, si më poshtë:

Dokumentet e plotë për aplikim, përfshirë edhe Udhëzimet për aplikuesit janë të publikuara në faqet e  mëposhtme të internetit:

https://www.ipa-cbc-007.eu
www.mls.gov.mk  
www.mrrb.government.bg  
www.eufunds.bg 

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është në ora 16:00 sipas kohës lokale (TED) më 25 janar 2016  në adresën:

Sekretariati i përbashkët,

rr. "Mrin Drinov" nr. 7

2500 Qustendil,

Bullgari

Fushata Informative për kandidatët do të organizohet dhe zbatohet  në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, në muajt e ardhshëm. Në faqen e internetit të Programës (www.ipa-cbc-007.eu) do të shpallen datat dhe vendet e mbajtjes së ngjarjeve informative.

Për informacione plotësuese, ju lutem kontaktoni Sekretariatin e Përbashkët të Programit, në linjat e mëposhtme:

Paketa e dokumenteve për aplikim:

1. Udhëzime për aplikim;

2.Formular për aplikim;

3. Anekset;

4. Shtojca C - Marrëveshja për subvencionet;

5. Dokumentet strategjike.