Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si institucion përgjegjës për zbatimin e IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë, është në proces të përgatitjes së Thirrjes së 1-rë për propozime të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar 2014-2020. Për këtë shkak, ministria shpall thirrje për interes për dorëzimin e aplikacioneve për vlerësues për të vlerësuar aplikimet që do të dorëzohen në Thirrjen e 1 –rë për propozime në Programin IPA CBC 2014-2020.

Palët e interesuara, këtu mund të gjejnë kushtet e profileve të kërkuara.

Afati i fundit për aplikim: 5 Qershor, në 16:00 të  kohës lokale. Vetëm ato aplikacione të cilat do të mbërrijnë deri në datën dhe kohën e mbylljes së këtij njoftimi do të konsiderohen për shqyrtim.

Dokumentet mund të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:

Ministria e vetëqeverisjes lokale

Rruga "Shën Kirili dhe Metodij", no.54,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Për: Arsim Fidani; duke e shënuar në pjesën e jashtme të zarfit pozitën për të cilën aplikimi i referohet.