PROGRAMI BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT - REPUBLIKA E SHQIPËRISË 2014 - 2020
NJOFTIM PËR APLIKIM
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Republika e Maqedonisë së Veriut - Republika e Shqipërisë 2014-2020, si dhe në kuadër të aktiviteve të këtij programi, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale shpall
Aplikimin per kandidatë për pozicionet vakante të punës:
- 1 (një) pozicion – Nënpunës për Komunikimin dhe Vizibilitetin në kuadër e Programit IPA II të Bashkëpunimit Ndërkufitar 2014-2020.
Në vijim mund të gjeni përshkrimin e vendit të punës për këtë pozicion:
- Përshkrimin e vendit të punës për Nënpunës për Komunikimin dhe Vizibilitetin mund ta shkarkoni nga faqet zyrtare në internet të programit: http://ipacbc-mk-al.net; dhe www.mls.gov.mk; http://punetejashtme.gov.al;
- Kantidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- CV, kopje të diplomës dhe referancat përkatëse të punës.
Afati i aplikimit:
- 15 ditë pune nga dita e publikimit të njoftimit.
Vetëm aplikimet të cilat do të arrijnnë brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të konsiderohen për intervistë.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Rr. Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,
1000 Shkup, Republikën e Maqedonisë së Veriut
Për: Hairie Ahmed: duke shënuar në pjesën e jashtme të zarfit, pozicionin të cilës i referohet aplikimi.
Informacione shtesë mund të merren në numrin e telefonit: +389 2 3253-921