Printo

Boshnjakët janë bashkësi e barabartë etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kontribuojnë fuqimisht në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe janë urë e vërtetë miqësie dhe bashkëpunimi me Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe segment shumë i rëndësishëm i konceptit “Një shoqëri për të gjithë” theksoi mes tjerash zëvendës ministri për vetëqeverisje lokale Zoran Dimitrovski në manifestimin për shënimin e Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve që u organizua në fshatin Orizare e Epërme, komuna e Velesit.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale mbetet e përkushtuar për zhvillimin e zonave rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe infrastrukturor të komunave dhe fshatrave ku popullsia dominuese janë boshnjakët.

Në këtë manifestim ku të pranishëm ishin edhe mysafir nga Bosnja dhe Hercegovina të pranishmit i përshëndeti edhe kryeministri i qeverisë Zoran Zaev.