Printo

Ministria e VetëQeverisjes Lokale, Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, Tiranë, si strukura operuese përgjegjëse për zbatimin e këtij Programi IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar, njofton organizimin e Panairit Ndërkufitar të Artizanatit, në datën 10 Nëntor 2017 në Hotel DRIM, Strugë, të pestin me radhë si pjesë e festimeve të Ditës së Bashkëpunimit Territorial Europian (ETCD).

Të gjithë arizanatet e interesuara nga zona e lejuar e programit: rajoni i Pelagonisë, Jugperëndimit dhe Pologut si dhe rajoni i Dibrës, Elbasanit dhe Korçës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë panair.

Nuk ka asnjë tarifë për pjesëmarrje në këtë Panair.

Për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar në Panairin Ndërkufitar të Artizanatit do të sigurohet transporti për maksimumi dy persona.

Për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar në Panairin Ndërkufitar të Artizanatit do të sigurohet akomodimi gjatë natës më 9 Nëntor 2017, në hotel Drim, Strugë vetëm për një person.

Tabelat/Tryezat për përgatitjen e stendave do të sigurohen nga hotel Drim.

Për tre stendat e organizuara më mirë do të akordohen çmime.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për stendat e organizuara më mirë (Çmimi i Parë, i Dytë dhe i Tretë) do të mbahet më 10 Nëntor 2017 në Strugë, në kuadër të “Panairit Ndërkufitar të Artizanatit".

 

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në adresat e mëposhtme / adresat e email-it:

Sekretariati i Përbashkët Teknik Strugë
Str. Gjuro Salaj 31   
6330 Struga , Macedonia
Tel. +389 75 297 779
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Antena Elbasan
Lagja “Brigada 17 S”, Rruga “11 Nëntori”, Prefektura Elbasan, kati i 3-të,
Elbasan, Shqipëri
Tel: +355 (0) 54 244 431 / +355 (0) 692245430
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
 

Në aplikimin tuaj ju lutem jepni informacionin e mëposhtëm: