Printo

Bashkëpunimi  Normandia e Poshtme / Maqedoni shpall thirrje për projekte për  vitin 2015-2016

Bashkëpunimi në mes  rajonit francez të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë filloi në vitin 2006,me qëllim të inkurajimit të zhvillimit territorial dhe decentralizimit në të dy territoret. Programi për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Normandisë së Poshtme dhe Republikës së Maqedonisë siguron mbështetje financiare për projekte si dhe për inkurajim të zhvillimit lokal dhe demokracisë. Në vitin 2013 në korniza të thirrjes së parë për projektet janë realizuar nëntë projekte në të dy vendet. Në nëntor të vitit 2014,në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar,shpall thirrje për projekte në temat e mëposhtme:

   • Paqja dhe pajtimi,

   • Të drejtat e njeriut: angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare,

   • Kultura dhe trashëgimia kulturore

   • Turizëm.

Të drejtë për të marrë pjesë në këtë thirrje kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale, organizatat, institucionet kulturore dhe arsimore nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia.

Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare  për këtë thirrje është 160.000 euro.

Aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike jo më vonë se 11 shkurt 2015, të Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Nëse keni pyetje në lidhje me thirrje, kontaktoni: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri më 30 janar 2015. Me qëllim që të sigurohet qasje e barabartë deri në informata për të gjithë kandidatët, pyetjet dhe përgjigjet do të publikohen në faqen e internetit të programit për bashkëpunim Normandia e Poshtme / Maqedoni.

 

Dokumente për shkarkim:

Thirrje për projekte 2015-2016 (pdf)

Aplikim – me shkrim (doc)

 

Propozim buxheti (xls)