Njoftim për mediat
me rastin e Konferencës përmbyllëse të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitarë Greqi –Republika e Maqedonisë 2007-2013
Më 23 janar 2017 në ora 10:30, Ministria vetëqeverisjes lokale në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shkup do të organizojë konferencën përmbyllëse të IPA I Programit për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë 2007-2013.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e Hotelit Park në Shkup.
Fjalimet zyrtare do ti mbajnë:
- Znj. Shiret ELEZI, Ministër, Ministria e vetëqeverisjes lokale
- Z. Samuell ŽBOGAR, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup
- Z. Alexandros SAMARAS Përfaqësues i Trupit Drejtues të IPA Programit ndërkufitar në Selanik, Greqi.
Në orën 11:20, Një vështrim i përgjithshëm i IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar do të prezentohet nga znj. Nita Krliu HAJRULLAI, Udhëheqëse në sektorit për Bashkim Evropian pranë Ministrisë Vetëqeverisjes Lokale dhe nga z. Nikola BERTOLINI , Shef i sektorit për bashëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup.
Do të mbahet sesion informimi mbi rezultatet e IPA Projekteve gjatë së cilës në detaje do të flasë z Zhupan Martinovski, zyrtar i projekteve në Sekretariatin e Përbashkët Teknik të IPA (CBC) Programit në Selanik, Greqi.
Përveç kësaj, tri projektet më të mira të IPA-s do të prezantohen për audiencën nga përfituesit e projekteve të cilat drejtpërdrejt ishin të angazhuar gjatë implementimit.
Publiku do të ketë mundësi për të debatuar dhe për të bërë pyetje në lidhje me përmbajtjen e IPA (CBC) Programit dhe të rezultateve përfundimtare, në mënyrë që ata të mund të informohen më mirë respektivisht.
Ftohen të gjitha mediat të përcjellin këtë ngjarje.