Njoftim për mediat

me rastin e Konferencës përmbyllëse të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitarë Greqi –Republika e Maqedonisë 2007-2013

Më 23 janar 2017 në ora 10:30, Ministria vetëqeverisjes lokale në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shkup do të organizojë konferencën përmbyllëse të IPA I Programit për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë 2007-2013.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Hotelit Park në Shkup.

Fjalimet zyrtare do ti mbajnë:

  • Znj.  Shiret ELEZI, Ministër, Ministria e vetëqeverisjes lokale
  • Z.  Samuell ŽBOGAR, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup
  • Z. Alexandros SAMARAS  Përfaqësues i Trupit Drejtues të IPA Programit  ndërkufitar në Selanik, Greqi.

Në orën 11:20, Një vështrim i përgjithshëm i IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar do të prezentohet nga znj. Nita Krliu HAJRULLAI, Udhëheqëse në sektorit për Bashkim Evropian pranë Ministrisë Vetëqeverisjes Lokale dhe nga z. Nikola BERTOLINI , Shef i sektorit për bashëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup.

Do të mbahet sesion informimi mbi rezultatet e IPA Projekteve gjatë së cilës në detaje do të flasë z Zhupan Martinovski, zyrtar i projekteve në Sekretariatin e Përbashkët Teknik të IPA (CBC) Programit në Selanik, Greqi.

Përveç kësaj, tri projektet më të mira të IPA-s do të prezantohen për audiencën nga përfituesit e projekteve të cilat drejtpërdrejt ishin të angazhuar gjatë implementimit.

Publiku do të ketë mundësi për të debatuar dhe për të bërë pyetje në lidhje me përmbajtjen e IPA (CBC) Programit dhe të rezultateve përfundimtare, në mënyrë që ata të mund të informohen më mirë respektivisht.

Ftohen të gjitha mediat të përcjellin këtë ngjarje.