Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në Shkup ka pasur takuar me ministrin serb që është përgjegjës për zhvillim të barabartë rajonal, Edvin Xherlek. Në takim u diskutua për përvojat e të dyja vendeve në zbatimin e politikës për zhvillim të barabartë rajonal dhe progresin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ministrat theksuan se është shumë e rëndësishme që zhvillimi i barabartë rajonal të inkurajohet me mjete nga buxheti i shtetit, por me rëndësi është edhe ngritja e kapaciteteve për absorbim më të madh të mjeteve nga fondet IPA të Bashkimit Evropian.

Zhvillimi i barabartë duhet të sigurojë kushte më të mira për jetesë në zonat dhe komunat më pak të zhvilluara, por të inkurajojë edhe zhvillimin e përgjithshëm të shtetit dhe rajonit.

Gjithashtu u theksua se është e nevojshme të forcohen kapacitetet për realizimin e zgjidhjeve inovative, të përcillen synimet dhe masat zhvillimore në dokumentet e BE-së dhe të zbatohen praktikat e mira nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministrat u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin mes dy vendeve, me shfrytëzimin e fondeve nga Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar, i cili ka ndikim edhe në zhvillimin e barabartë rajonal. Sfidat ekzistojnë, u tha në takim, por me rëndësi është që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të gjejmë zgjidhje për lidhje të reja, për zhvillim më të shpejtë të rajonit dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.