Interes i të dy vendeve është bashkëpunimi ndërkufitar të vazhdojë të realizohet me efikasitet, me qëllim që të shfrytëzohen maksimalisht fondet e Bashkimit Evropian dhe të nxitet zhvillimi i rajonit ndërkufitar

17.07.2019 1

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski sot në Prishtinë pati takim pune me ministren e administratës dhe pushtetit lokal të Kosovës,Adriana Hoxhiq, ku u bisedua për implementimin e Programit ndërkufitar mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, si dhe përgatitjen e Programit të ri për periudhën 2021-2027 vit.

Në takim, ministri Milevski tha se bashkëpunimi ndërkufitar mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës është në interes të të dyja vendeve dhe duhet të realizohet në mënyrë më efikase me qëllim që maksimalisht të shfrytëzohen fondet e Bashkimit Evropian.

-Me qëllim të përdorimin më efikas të fondeve nga Bashkimi Evropian biseduam për mundësitë edhe për një tjetër projekt të përbashkët strategjik në periudhën e ardhshme programore, i cili do të jetë në interes të qytetarëve të regjionit ndërkufitarë. Në suaza të programit ndërkufitarë të këtij regjioni, në fazë finale është realizimi i vendkalimit kufitarë Belanovc - Stançiç, me vlerë të përgjithshme prej 1.2 milion euro. Përzgjedhja e projekteve nga thirrja e tretë publike duhet të përfundojë deri në nëntor, ndërsa në disponim kemi 2 milion euro për projekte për të dy anët e kufirit, ndërsa në kuadër të Programit të dytë IPA 2014-2020 tashmë realizohen 9 projekte nga thirrja e parë dhe e dytë me vlerë prej 2.5 milion euro, nga të cilat 1.3 milion euro janë të destinuara për projekte në vendin tonë, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski.

Ministrja e administratës dhe pushtetit lokal të Kosovës, Adriana Hoxhiq, shprehu kënaqësinë për takimin dhe mundësitë e hapura për përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave dhe iniciativave.

-Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shumë i rëndësishëm sa i përket realizimit të Programit për bashkëpunim ndërkufitarë IPA II 2014-2020, të cilin bashkërisht e përgatitën të dy vendet dhe e njëjta synon forcimin e bashkëpunimit ndër institucional si dhe bashkëpunimin ndërmjet subjekteve në rajonin kufitar me qëllim të arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social, theksoi ministrja e administratës dhe pushtetit lokal të Kosovës, Adriana Hoxhiq.