Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu qënroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë ku është takuar me zëvendës ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja. Të dy bashkëbiesuesit kanë folur për bashkepunimin e deritanishëm mes dy vendeve në, me theks të veçantë për bashkëpunim në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni- Shqiperi.

Ministri Fazliu dhe zv. ministri Dedja u dakorduan që të mbështesin strukturat operative të dy vendeve me qëllim që të akcelerohet realizimi i aktiviteteve të parapara në këtë Program. Theks i vecantë ju dha aktiviteteve të parapara për jetësimin e një projekti strategjik që do të realizohet permes këti Programi në rajonin ndërkufitar. Ata u pajtuan se duhet të reagohet përbrenda afateve shumë të shkurta dhe se koordinimi dhe komunikimi mes strukturave operative të të dy vendeve është më se i nevojshëm.

Ne periudhën që vjen, të dy ministritë, në bashëkpunim të ngushtë do të realizojnë një sërë aktivitetesh promovuese për afirmimin e Programit për bahkëpunim ndërkufitarë, si dhe aktivitete informative me qëllim që të njoftohet opinioni me mundesitë për financim të projekteve strategjike.