Printo

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski pati sot një takim pune me kryetarin e komunës së Prilepit Ilija Jovanoski. Në takimi u diskutuan planet e zhvillimit të komunës dhe mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal.

Zëvendësministri Pavleski theksoi se Qeveria ka rritur fondet për zhvillimin e balancuar rajonal në 289 milionë denari këtë vit. Pavleski e njoftoi kryetarin e komunës se 43 projekte për zhvillimin e rajoneve planifikuese janë miratuar tashmë nga Qeveria nga të cilat tetë do të realizohen në rajonin planifikues të Pellagonisë deri në fund të vitit, në vlerë prej 34.3 milion denarë.

- Qeveria i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të balancuar të vendit duke inkurajuar zhvillimin e rajoneve dhe komunave më pak të zhvilluara. Fondet buxhetore për projektet për zhvillimin e rajoneve planifikuese, fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimi krahasuar me vitin 2017 janë rritur me njëqind përqind, me prirje për të vazhduar këtë trend në vitet në vijim. Më shumë mbështetje nevojitet për zonat rurale në mënyrë që të ofrohen shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga vendi i tyre i banimit, tha zëvendësministri Pavleski.

Pavleski theksoi se projektet e propozuara nga komunat për zhvillimin e fshatrave dhe zonat me nevoja të veçanta zhvillimore janë në fazë të vlerësimit, duke përfshirë projekt propozimet nga komuna e Prilepit. Shumë shpejt tha Pavleski, procedura do të përfundojë dhe do të fillojë zbatimi i tyre, për të cilat 30 për qind e fondeve të përgjithshme për zhvillimin e barabartë rajonal janë alokuar ose rreth 2 milionë euro.

Zëvendësministri Pavleski gjithashtu u njoh me funksionimin e dy ndërmarrjeve publike, tregjeve dhe planifikimit hapësinor dhe urban,si dhe u takua me grupe të ndryshme të qytetarëve, ku diskutuan mënyrat për zgjidhjen e çështjeve që prekin qytetarët dhe për të cilat ata presin mbështetje nga qeveria qendrore.