Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot u takua me delegacionin UN WOMAN ku u bisedua  për zgjerimin e aktiviteteve në nivel lokal dhe implementimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha 80 komunat.

Menaxhuesja e projektit rajonal, Ermira Lubani, theksoi se tashmë punojnë me komunat dhe se numri i tyre rritet për çdo vit. UN WOMAN vepron në të gjitha fushat e jetës dhe tash më dhjetë vjet punon në forcimin e kapaciteteve për buxhetim të përgjegjshëm gjinor në nivel qendror dhe lokal.

"Ne nuk  flasim për mjete shtesë, por gjatë hartimit të buxhetit të kihen parasysh edhe nevojat e grave në mjediset lokale", tha Lubani. Në takim, si shembull i theksua  kërkesa për transport të organizuar publik për gratë nga vendbanimet rurale në rajonin e planor Lindor, të cilat kryesisht janë të angazhuara në industrinë e tekstilit.

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu theksoi se Ministria për vetëqeverisje lokale gjatë  zbatimit të të gjitha projekteve i kushton vëmendje të veçantë aspektit gjinor. Ai theksoi projektin për forcimin e kapaciteteve të  këshillave komunale brenda të cilit përfshihet edhe komponenti i përgjegjshëm gjinor.

Kur flasim për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin e vetëdijes publike, duhet në mënyrë të barabartë të përfshihen të dy gjinitë, gratë dhe burrat, për shkak se sa më e lartë të jetë vetëdija dhe mirëkuptimi i nga ana e burrave, aq më shpejtë do të ndodhin ndryshimet në shoqëri, përmes rolit dhe vendit të duhur të grave, vendosjen e barazisë gjinore  dhe përfshirjen e tyre më të madhe në të gjitha fushat e jetës, tha Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu. Ministri Fazliu theksoi se ende është i vogël numri i kryetarëve të komunave të gjinisë femërore dhe është e nevojshme të krijohet ambient i duhur në partitë politike për përfshirje më të madhe të grave në politikë. Gratë duhet të inkurajohen nëpërmjet shembujve pozitiv dhe  tu jepet më shumë mbështetje për të thyer stereotipet, veçanërisht në komunat e vogla dhe rurale, tha ministri Suhejl Fazliu, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta dhe për shkëmbim të përvojave me komuna nga vendet e rajonit.