Me mjete nga Programi për zhvillim rajonal e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale janë siguruar automjete për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave të ngurta për komunat Krushevë dhe Demir Hisar me vlerë 100 mijë euro. Komunat me fondet e tyre gjithashtu marrin pjesë me dhjetë mijë euro.

- Shkohet kah zgjidhja e një prej çështjeve më të rëndësishme për qytetarët e Krushevës dhe Demir Hisarit,si dhe komunave të tjera,në mbledhjen e mbeturinave dhe mirëmbajtja e higjienës në mënyrë që të sigurohen standardet, cilësinë dhe vazhdimësi. Për të zgjidhur problemet me mbrojtjen e mjedisit dhe ndotjes, për fat të keq duhet të fillohet duke siguruar kushtet themelore në komunat, sepse një vendpushim dimëror si Krusheva, për fat të keq, deri më tani nuk ka pasur asnjë automjet të specializuar për mbledhjen e mbeturinave ndërsa mbeturinat janë mbledhur me traktorë në mënyrë jashtëzakonisht të përshtatshme, tha zëvendësministri Pavleski.

-I vumë fund improvizimeve që zgjatë një kohë të gjatë,ndërsa pasojat që ndjejmë janë të mëdha. Me të drejtë qytetarët kanë frikë nga ndotja. Të vetëdijshëm jemi për këtë dhe për këtë arsye qeveria qendrore dhe lokale i japin përparësi projekteve që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit.

Sot në Krushevë në takimin me kryetarin e komunës Tome Hristoski dhe kryetarët nga rajoni i Pellagonisë, zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski diskutuan për prioritetet në rajon që do të realizohen me mbështetjen financiare nga Ministria gjatë këtij viti.

Pavleski vuri në dukje se në vitin 2019,Qeveria i rriti mjetet buxhetore për zhvillim të barabartë rajonal me mbi 50 për qind, që do të thotë se më shumë fonde do të duhet për të financuar projekte në rajonin e Pollogut. Me mbështetje financiare nga Programi për zhvillim rajonal vitin e kaluar u realizuan 15 projekte të reja në komunat në rajonin e Pellagonisë, kryesisht për realizimin e infrastrukturës komunale dhe rrugore lokale, shërbimeve, pajisjeve, dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik në projekte më të mëdha.