Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu pati takim pune me Shefin e ri të Misionit të OSBE-së, ambasadorin Clemens Koja.

Në këtë takim, ministri Fazliu i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit Koja në vendin tonë, si njohës i mirë i rrethanave në rajon, pas misionit të tij të mëparshëm në Beograd.

Ministri Fazliu theksoi se kjo është periudhë shumë e rëndësishme politike për Republikën e Maqedonisë dhe shprehu shpresën se qeveria do të jetë në gjendje të përmbyllë procesin demokratik të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ambasadori Koja shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të OSBE-së me Qeverinë dhe Ministrinë e vetëqeverisjes lokale.

-OBSE ka përvojë pozitive të bashkëpunimit me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale dhe mund të ndihmojnë në zbatimin e procesit të decentralizimit, në mënyrë të veçantë në mbështetje të koordinimit ndërinstitucional në zbatimin e Strategjisë për reformën e administratës publike në nivel lokal, në zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet në komuna si dhe në inkurajimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, tha ambasadori Koja.

Ministri Fazliu e informoi bashkëbiseduesin se Ministria e vetëqeverisjes lokale është duke zbatuar dy projekte të rëndësishme, njëri për përmirësimin e menaxhimit të komunës, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe tjetri, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane në fushën e zhvillimit të barabartë rajonal.

- Qeveria me ribalancin e buxhetit ka paraparë 50 milion euro për zgjidhjen e borxheve e trashëguara të komunave. Shumë prej tyre i kanë të bllokuara llogaritë, që e bëjnë të vështirë punën e tyre. Mekanizmat për realizimin e mjeteve do të përcaktohen me ligj të veçantë, në të cilin theksi do të vendoset në transparencë dhe llogaridhënie, tha ministri Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale shprehu bindjen se bashkëpunimi me OSBE-në do të vazhdojë në fusha prioritare, në konsultim me njerëzit përgjegjës në ministri, ndërsa prioritetet në fushën e decentralizimit do të ndahen së shpejti, në takim të veçantë me përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve, menjëherë pas miratimit të Planit të ri të akcional për zbatimin e Programit për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe decentralizim.