Sa më thellë që hymë në procesin e integrimit, si shtet, ne bëhemi më me përvojë, potenciali dhe ambiciet tona rriten, që me siguri  është ndoshta rast  edhe me vendet e tjera kandidate për Unionin e BE-së. Ne jemi të vendosur të kemi sukses

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu merr pjesë në Konferencën dyditore “Ditët e zhvillimit rajonal dhe fondet e BE-së, që mbahet në Shibenik, Republika e Kroacisë.

Në prani të përfaqësuesve kompetent të Republikës Çeke, nga Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia dhe Malta, ministri Fazliu  foli për situatën aktuale në vend dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në këtë kontekst ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së Republikës së Maqedonisë në politikën rajonale të Bashkimit Evropian për shkak të ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në krijimin e vendeve të punës, rritjen e aftësisë konkurruese të biznesit, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, i cili në fund të fundit duhet të rezultojë në rritjen e cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.

-Më shumë se 100 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financimi nacional të siguruara nga Qeveria, paraqesin bazë të mirë për të inkurajuar subjektet relevante për të mobilizuar kapacitetet e tyre, idetë dhe partneritete për zgjidhjen e kërkesave të ndryshme dhe zhvillimin e rajoneve. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është vetëm një pikë uji në det sa i përket mundësive të hapura për ne me anëtarësimin tonë në Bashkim Evropian. Nëpërmjet projekteve të përbashkëta ne tashmë shohim efekte pozitive në jetën reale. Programet e bashkëpunimit territorial të BE-së dhe fondet e zhvillimit rajonal tashmë ndryshojnë realitetin, tha Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, i cili theksoi se para nesh gjendet periudhë e gjatë dhe plot angazhime.

- Sa më thellë të hyjmë në procesin e integrimit, si vend, bëhemi më me përvojë, rriten potencialet dhe ambiciet tona, gjë që ndoshta ndodh edhe me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE. Ne jemi të vendosur të kemi sukses, tha Ministri Fazliu.

Organizator i Konferencës "Ditët e zhvillimit rajonal dhe fondet e BE-së" është Ministria e zhvillimit rajonal dhe fonde të  BE-së e Kroacisë.

Konferenca duhet të shërbejë si platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe praktikave të mira midis vendeve, autoriteteve kombëtare dhe lokale dhe shfrytëzuesve të tjerë të fondeve të Bashkimit Evropian.