Me 15 milionë euro nga Bashkimi Evropian, 40 projekte janë financuar nga thirrja e parë publike. Marrëveshjet për bashkëfinancim u nënshkruan  nga ministri për vetëqeverisje Suhejl Fazliu: Të gjithë aplikantët që sigurian fonde për projekte,  ndihmojnë veten dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, realizohen çështje prioritare pa shpenzuar fonde nga buxhetet komunale.

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe përfituesit e fondeve, nënshkruan marrëveshjet për bashkë-financimin e projekteve nga thirrja e parë në suaza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Në mesin e bartësve të projekteve u gjenden edhe institucione shëndetësore publike, Drejtoria e doganave, Qendra për menaxhim me kriza, komuna, Qendra për zhvillimin e rajonit planorë Juglindorë dhe organizata civile. Përfitues indirekt janë qytetarët e katër rajoneve planore në Republikën e Maqedonisë dhe të pesë rajoneve të Greqisë.

Deri në vitin 2020 për projekte për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë nga Bashkimi Evropian janë siguruar gjithsejtë prej 45.5 milionë euro, nga të cilat 50 për qind për projekte që do të realizohen në Republikën e Maqedonisë. Fondet për bashkëfinancim nacional sigurohen nga Ministria e vetëqeverisjes lokale nga buxheti i shtetit.

-Në këtë thirrje kemi në dispozicion 15 milion euro nga Bashkimi Evropian dhe 2.4 milion të siguruara nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë për vetëqeverisje lokale, për bashkëfinancim nacional. Në këtë mënyrë shteti ndihmon dhe inkurajon aplikantët potencial: komunat, organizatat qytetare, shkollat, kopshtet e fëmijëve, universitetet, spitalet, shoqatat dhe subjektet tjera jofitimprurëse, të përgatisin projekte, të jenë konkurrent dhe të sigurojnë fonde nga Bashkimi Evropian. Të gjithë aplikantët të cilët kanë siguruar fonde për projekte, ndihmojnë veten dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, realizohen çështje prioritare, pa shpenzuar fonde nga buxhetet komunale, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhail Fazliu.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce theksoi mbështetjen që përmes këtyre projekteve, Bashkimi Evropian ua jep institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në veçanti, tha Filipçe, fjala është për pajisje me aparate për ngritjen e vetëdijes publike për parandalimin e sëmundjeve malinje, sipas standardeve evropiane. Do të sigurohen kushte më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit në spitalin e përgjithshëm në Manastir, që do të thotë diagnostifikim dhe trajtimin në kohë, dhe gjithashtu do të hartëzohen të gjithë ofruesit e shërbimeve nga të dyja anët e kufirit.

Komuna e Gjevgjelisë ka realizuar 10 projekte të programit ndërkufitar me Greqinë, në vlerë prej 2 milionë euro, tha kryetari i Gjevgjelisë, Saso Potskov.

Me zbatimin e projekteve, me pasjet e reja, Drejtoria e doganave do të përmirësojë funksionalitetin dhe efikasitetin e vendkalimeve kufitare, do të sigurohet  efikasiteti  energjetik në shkollën e Valandovës, në kopshtin e fëmijëve në Radovish, në komunën Novo Selë do të përmirësohet kujdesi shëndetësor dhe shërbimet sociale për të rriturit, do të punohet në krijimin e vendeve të reja të punës përmes zhvillimit të turizmit të verrës, mbështetje teknike dhe menaxhimin e krizave humanitare dhe fatkeqësitë natyrore në rajonin ndërkufitar, si dhe kujdes të përbashkët për mjedisin jetësorë.