Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, së bashku me kryetarët e komunave të Ohrit dhe Pogradecit, Jovan Stojanovski dhe Edvart Kapri, zëvendës ministri i turizmit të Republikës së Shqipërisë, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Nikolla Bertolini sot në Ohër promovuan projektin “Liqeni i Ohrit- destinacion i sigurt për turizmin aventuror.

Projekti me vlerë prej 415 mijë euro financohet përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar IPA të Bashkimit Evropian në lartësi prej 85 për qind kurse 15 për qind janë siguruar nga Ministria për vetëqeverisje lokale e cila koordinon Programin.

- Në kuadër të kësaj, në thirrjen e parë për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë në periudhën e programimit të dytë, shfrytëzuesit potencial në dispozicion kanë gati 3 milion ose më saktë 2 milionë e 890 mijë euro nga Bashkimi Evropian dhe 15 për qind bashkë-financim nacional të cilat ana e Maqedonisë i mbulon Ministria për vetëqeverisje lokale. Në këtë mënyrë, u ndihmojmë aplikuesve dhe i ndihmojmë dhe motivojmë ata që të paraqesin gjithnjë e më shumë projekte cilësore si mënyrë për të realizuar sa më shumë mjete  nga Programi IPA i Bashkimit Evropian. Ky është një nga nëntë projektet e miratuara në kuadër të thirrjes së parë publike, me të cilët janë realizuar 99% të mjeteve në dispozicion. Argumentet flasin për realizimin jashtëzakonisht të suksesshëm njëherit edhe dëshmi për interesin e shprehur dhe gatishmërinë e aplikantëve, theksoi ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, i cili e përshëndeti iniciativën dhe qasjen inovative të bartësve të projekteve, komunën e Ohrit dhe të Pogradecit.

Me këtë projekt do të formohen dhe dy qendra shpëtimit për ndërhyrjet efektive në situata emergjente: Qendra për shpëtim malor në Ohër dhe Qendër për shpëtim nga uji në Pogradec dhe njëkohësisht do të trajnohen rreth 80 ekipe të shpëtimit.

Qendrat e sapoformuara për shpëtim dhe procedurat dhe standardet për administrimin e rrezikut, do të promovohen në mënyrë aktive nga ana e agjencive të udhëtimit, operatorët turistikë dhe ofruesit e udhëtimeve me qëllim të përmirësimit të konkurrueshmërinë në rajoninin e  Liqenit të Ohrit ", si destinacion tërheqës për turizëm  aventuror.