Në rajonin e planifikimit lindor u nënshkruan kontratat për realizimin e projekteve të infrastrukturës me vlerë mbi 28 milionë denarë

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski sot vizitoi komunën e Koçanit duke shënuar ditën e komunës.

Komunës, autoriteteve lokale dhe të gjithë qytetarëve Pavleski i uroi festën, duke i uruar edhe zhvillim më dinamikë, kushte më të mira të jetesës dhe perspektiva të reja për qytetarët e Koçanit.

Pavleski theksoi se për rajonin Lindor nga Programi për Zhvillim Rajonal e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokal për këtë vit janë siguruar mbi 28 milionë denarë për projektet e infrastrukturës.

- Qeveria dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale janë të angazhuar fuqishëm në zhvillimin e komunave. Në bashkëpunim me autoritetet lokale,të bëjmë gjithçka,qytetarët të ndjejnë ndryshime cilësore që do të përmirësojnë jetesën e tyre,nëpërmjet punësimeve, pagës më të mirë, shërbimeve më të mira. Në këtë kontekst, para tre ditëve, me komunat dhe rajonet planifikuese Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja e Zhvillimit Rajonal nënshkruan kontratë për projekte të reja gjithsej 98 projekte që arrijnë vlerën e 280 milion denarë në të gjitha tetë rajonet planifikuese. Kryesisht financohen projekte infrastrukturore dhe të dokumentacionit të projektit, të cilat janë propozuar drejtpërdrejt nga autoritetet lokale për të përmbushur nevojat reale të qytetarëve, tha zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski.