Në kuadër të iniciativës rajonale për promovim të biznes mjedisit më të favorshëm "Partneritet për rajon konkurrues", ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu sot në Beograd morri pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatës për mjedis më të favorshëm të biznesit të komunave nga Republika e Maqedonisë, Kroacisë, Serbisë, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Këtë vit, në kuadër të këtij evenimenti,nga Republika e Maqedonisë për komunë me mjedisin më të favorshëm afarist u shpallë komuna e Ilindenit. Deri më tani këtë certifikatë e kanë marrë edhe Qyteti i Shkupit si dhe komunat Strumicë, Gazi Baba, Bogdanci Shtip dhe Veles.

Business Friendly Certification South East Europe (BFC SEE) është program unik për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve si dhe informacionet që komunat nga rajoni i Evropës Juglindore ju ofrojnë kompanive.

BFC SEE ju sigurojnë kompanive drejtim të qartë për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm afarist transparent dhe efikas dhe prezantimin e standardeve të njohura ndërkombëtarisht për administrim lokal. Për investitorët që kërkojnë ti zhvendosin apo ti zgjerojnë bizneset e tyre në Evropën Juglindore, BFC SEE shërbejnë si mjete të standardizuar për vlerësimin e kushteve lokale për të bërë biznes, nëpërmjet etiketimit se cilat komuna në rajon ofrojë mjedis më të mirë për investime.

Iniciativa realizohet me mbështetjen e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) - Fondi i hapur rajonal për modernizimin e shërbimeve komunale, BFC SEE. Programi ka filluar në vitin 2012 përmes rrjetit të institucioneve partnere në rajon, në mënyrë që të krijohen standarde të përbashkëta dhe të vihet vulë të cilësisë për biznes mjedisit në komunat dhe qytetet në Evropën Juglindore.