Ministri Fazliu në Strumicë hapi Ditën informative për aplikantët potencial për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë: Ftoj të gjithë subjektet  e interesuara të aplikojnë dhe përmes një  procesi transparent të përzgjedhjes të zgjidhen projektet më të mira, ato që do të kenë ndikim më të madh në ndryshimin e gjërave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

 Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu hapi sot Ditën e informative për të gjithë aplikantët  potencialë për thirrjen e dytë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

 -Ky Program është më i suksesshmi në aspektin e projekteve të miratuara dhe mjete të shfrytëzuara  me mbi 90 për qind. Pres që në periudhën e dytë të programore deri në vitin 2020, rezultatet  të jenë edhe më të mira, me shfrytëzueshmëri prej  mbi 90 për qind, tha ministri Fazliu.

Ministri përshëndeti interesimin e madh për këtë ngjarje, të organizuar në funksion të inkurajimit dhe nxitjes të të gjithë subjekteve të interesuara për të aplikuar. Thirrja është shpallur  më 9 shkurt dhe do të jetë e hapur deri më 11 maj.

- Unë pres që kjo mundësi  të shfrytëzohet  nga shumë aplikantë potencialë. Në periudhën e kaluar, u ndërtuan kapacitete dhe përvoja të duhura. Shpresoj që njohuritë e grumbulluara do të rezultojnë me shumë projekte cilësore dhe konkurruese, tha ministri Fazliu.

Për të gjithë aplikantët e mundshëm, në kuadër të kësaj thirrjeje, janë në dispozicion 6. 917. 631 euro, mjete nga Bashkimi Evropian. Këto mjete janë të destinuara për projekte për të dy anët e kufirit. Qeveria, përmes Buxhetit të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, siguron mjetet  për bashkëfinancim për përfituesit vendas, në vlerë prej 15 për qind për kostot e njohura për  secilin projekt të aprovuar.

Objektivi i përgjithshëm i Programit është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis njerëzve dhe institucioneve në rajon. Në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitarë me Bullgarinë, nga ana maqedonase, projektet zbatohen në Rajonin planorë Verilindor, në rajonin Lindorë dhe në atë Juglindor, ose në 27 komuna në këto tri rajone planore.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë komunat, organizatat joqeveritare, organizatat mbështetëse të biznesit, organizatat arsimore, shkencore dhe kulturore dhe organizata të tjera jofitimprurëse dhe institucionet.

Projektet duhet t'i referohen:

- mbrojtjes së mjedisit,

-turizëm dhe

-konkurrencë ose përmirësim të konkurrencës së bizneseve rajonale.