Printo

Gjithsejtë  gjashtë milionë euro, vitit të ardhshëm do të ndahen për financimin e projekteve për zhvillim të barabartë rajonal në tetë rajone, tha zëvendës ministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski në seancën inauguruese të rajonit planifikues të Shkupit.

- Shtatëmbëdhjetë komuna në këtë rajon do të kenë mundësi të realizojnë projekte për zhvillimin rural dhe zonave me nevoja të veçanta zhvillimore. Me mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale,do të përmirësohet infrastruktura lokale dhe cilësia e jetës së qytetarëve, tha Pavleski.

Presidenti i ri i zgjedhur i Këshillit për zhvillim të rajonit planifikues të Shkupit Georgievski tha se qëllimi i tij do të jetë zhvillimi i vërtetë i balancuar i rajonit me theks në zonat rurale.

- Do të punojmë haptazi dhe në mënyrë transparente me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të kushteve të qytetarëve në të gjitha komunat. Bashkëpunimi i ardhshëm i komunave nga RPSH e shohë në përgatitjen e strategjisë së zhvillimit dhe programit për zhvillimin e rajonit,planin aksionar për implementim,si dhe ndihmë ekspert dhe teknike për qeveritë lokale dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal, tha Georgievski.