Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fatos Reka.

Në takimin, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Theksi u vendos në fushat e interesit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, kryesisht në zhvillimin lokal dhe rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Gjithashtu u  diskutuan edhe çështjet aktuale politike në vend, me theks në zgjedhjet lokale.

Në takimin, ministri Fazliu e pranoi ftesën për tu mbajtur një takim dypalësh në Shqipëri në nivel ministror,​​me ministrin shqiptar përgjegjës për vetëqeverisjen lokale dhe zhvillimin rajonal.