Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu dhe sekretari shtetëror  Kiril Partalov morën pjesë në kremtimin e Ditës Evropiane të Bashkëpunimit, të organizuar në kuadër të Programit INTERREG CBC në Petriç,Republika e Bullgarisë.

Në evenimentin  morën pjesë kryetarët e komunave të Petriçit dhe Strumicës,komuna që në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar kanë realizuar disa projekte të përbashkëta të financuara nga IPA instrumenti të Bashkimi Evropian.

Në kuadër të manifestimit,ministri Fazliu zhvilloi një takim me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, Denica Nikolova.

Ministri Fazliu në fjalimin e tij tha se bashkëpunimi bilateral në kuadër të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore është një mundësi për shkëmbimin e përvojave, mbështetjes reciproke,si dhe për të nxitur zhvillimin përmes instrumentit IPA të Bashkimit Evropian.

-Në frymën e Traktatit të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, që e nënshkruan Qeveritë e dy vendeve,shpresoj se bashkëpunimi në nivel bilateral do të thellohet në mes Ministrive si dhe në mes të autoriteteve lokale dhe qytetarëve të dy vendeve . Në frymën e vlerave evropiane, fqinjët duhet të bashkëpunojnë dhe të respektohen për arsye të stimulimit të zhvillimit në rajon dhe për prosperitet për qytetarët e tyre. Sinqerisht shpresoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë, tha ministri Fazliu, i cili ka iniciuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në fusha të tjera në kompetencë të dy ministrive në frymën e procesit të mbështetjes së  Maqedonisë në integrimit në BE.

Ministri Fazliu dhe sekretari Partalov patën mundësinë për t'u njohur me ritmin e rindërtimit të rrjetit rrugor dhe pjesën që çon në një prej pikave kufitare me Maqedoninë.