Printo

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu ishte në vizitë pune në Qendrën për zhvillim të plan rajonit Juglindor. Në takimin me udhëheqësen  Zhulieta Gjurkova, ministri u informua në lidhje me zbatimin e projekteve aktuale për zhvillim të regjionit të financuar nga programet buxhetore për zhvillim të barabartë rajonal.

Në takimin ministri u interesua për kushtet për funksionimin e qëndrueshëm të Qendrës. Gjithashtu theksi u vu në përgatitjen e projekteve që Qendra për zhvillim do të aplikoj në vitin e ardhshëm buxhetor. Qe theksuar nevoja për rritjen e vëllimit të fondeve  me qëllim që të munden të jenë në gjendje për të zbatuar projekte  më të mëdha e që do të kenë një ndikim të vërtetë në zhvillimin rajonal. Kështu që nga ana e udhëheqëses për zhvillim u theksua nevoja për përfshirjen më të madhe të komunave në mirëmbajtjen e objekteve të realizuara infrastrukturore. Kryesisht bëhet fjalë për  hapësira të rregulluara publike të cilat për shkak të sjelljes së pamatur të vizitorëve shumë shpejtë shkatërrohen,për atë shkak duhet  marrë masa shtesë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.