Takimi ishte konstruktiv, sepse të dy palët e dinë në detaje gjendjen në Bogovinë.

Në takim u diskutua situata aktuale në vetëqeverisjen lokale në Bogovinë dhe mënyra se si të kapërcehet  e njëjta.

Përfundim i përbashkët ishte se kryetari i këshillit të vetëqeverisjes vendore në Bogovinë, urgjentisht duhet të thërrasë takim sa më  shpejtë për të zgjedhur  Kryetar të përkohshëm, me çka  do të zhbllokohet puna e vetëqeverisjes lokale.

Këshilltarët pavarësisht cilës parti politike i takojnë të veprojnë me përgjegjësi, sepse ata janë të zgjedhur nga populli.

Me zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm do të zhbllokohet puna e komunës dhe do të filloj funksionimi normal i të gjitha institucioneve.

Si  çështje më e dhimbshme është pagesa e pagave në arsim, ku kemi 400 të punësuar, por ku është sigurimi shëndetësor dhe kontribute të tjera,shumë përfitues të kredive bankare dhe të tjera brenga që i mundojnë të punësuarit në këtë komunë.

Me vullnet të mirë këshilltarët e komunës së Bogovinës duhet të zgjasin dorën  njeri tjetrit dhe kjo gjendje  të kapërcehet  sepse së pari ndihmojnë veten,të afërmit  e tyre dhe të gjithë qytetarët në komunë.

Bordi Rajonal i  SASHK do të vazhdojë me veprimet e saj të shpallura për të përmbushur kërkesën e tyre,dhe pagesën e pagave.