Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, sot u takua me kreun e Delegacionit të BE-së në Maqedoni, ambasadorin Samuel Zbogar. Në takim mori pjesë edhe zëvendës ministri Dejan Pavleski.

Në takim, ministri Fazliu theksoi angazhimin e Qeverisë për reforma thelbësore dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ministri për vetëqeverisje lokale Fazliu, tha se Ministria do të përkushtohet në procesin e decentralizimit të pushtetit, për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të komunave, ofrimin e kushteve më të mira dhe zhvillim të balancuar.

Fazliu gjithashtu theksoi rolin e pushtetit lokal në përmirësimin e cilësisë jetësore, përmes sigurimit të kushteve më të mira për jetë dhe të njejta për të gjithë qytetarët

-Angazhimin tonë për një shoqëri për të gjithë do ta realizojmë përmes krijimit të kushteve për qasje të barabartë deri te shërbimet publike për të gjithë qytetarët  si dhe zhvillimin e demokracisë lokale, në pëlqim me praktikat Evropjane, theksoi ministri Fazliu.  Zëvendësministri Pavleski theksoi angazhimin e Qeverisë për partneritet me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE. Në këtë drejtim, tha ai, Ministria për vetëqeverisje lokale do të punojë me përkushtim në procesin e decentralizimit dhe në veçanti për forcimin e stabilitetit financiar të komunave, si dhe zhvillimin e barabartë regjhional, nëpërmjet zbatimit të projekteve reale. Pavleski theksoi rëndësinë e madhe për transparencë dhe llogaridhënie të komunave, si dhe  pjesëmarrjen e qytetarëve në vendim-marrje në nivel lokal.

Ambasadori Zhbogar theksoi se pritjet e Bashkimit Evropian janë të mëdha në drejtim të realizimit të reformave, duke përfshirë edhe sferën e pushtetit lokal. Zhbogar theksoi mbështetjen nga ana e Bashkimit Evropian dhe përmes  projektit të ri me vlerë 2.2 milionë euro, që do të thotë ndihmë e drejtpërdrejtë për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë dhe komunave. Ai theksoi nevojën për mbështetje më të madhe për komunat më të vogla të cilat ballafaqohen me probleme në ushtrimin e kompetencave të tyre, si dhe në realizimin e projekteve të financiara nga ana e Unionit Evropjan.

Në këtë kontekst, në takim u diskutua edhe për krijimin e kushteve për shfrytëzim më efikas të fondeve IPA Programi i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, në koordinim me Ministrinë për vetëqeverisje lokale, e në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe me Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Ministri Fazliu pranoi ftesën e ambasadorit Zhbogar për të marrë pjesë në takimin që do të mbahet nga mesi i tetorit në Ohër, në të  cilin, me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave përkatëse, do të diskutohen sfidat në implementimin e IPA Programit të BE-së  për bashkëpunimit ndërkufitar.