Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu u takua me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Nina Suomalainen.

Në këtë takim, i cili ishte i pari me ambasadoren Suomalainen, u bisedua për rolin e Ministrisë për vetëqeverisje lokale në zbatimin e reformave të paralajmëruara nga e Qeverisë së Maqedonisë, për procesin e decentralizimit dhe zhvillimin e barabartë regjional.

Ministri për vetëqeverisje lokale Fazliu vlerësoi lartë bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Maqedoni dhe shtoi se prioritet parësorë do të jetë funksionimi i shtetit juridik dhe lufta kundër korrupsionit. Ai  theksoi se jemi të vendosur që ligjet dhe Kushtetuta të vlejnë për të gjithë njësoj dhe se rruga e vetme e Maqedonisë mbetet anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.  

Ambasadorja Suomalainen theksoi se do të vazhdojë të mbështesë realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me thellimin e proceseve demokratike në vend duke nënvizuar projektet për trajnimin e këshillave të komunave me qëllim që këshilltarët e zgjedhur komunal në mënyrë sa më profesionale të artikulojnë interesat e të gjithë qytetarëve. Ajo u interesua edhe për procesin e decentralizimit, për financimin e institucioneve në nivel lokal, për mënyrën e financimit të sistemit arsimorë, për çka shprehu gatishmërinë për ndihmë dhe  bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Ministri Fazliu falënderoi ambasadoren Suomalainen për vizitën dhe shprehu gatishmërinë dhe bindjen e tij për bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhshmen.