Printo

Ministri për Vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot realizoi takim me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Maqedoni, Louisa Vinton.

 Në takim u bisedua për prioritetet e Ministrisë që dalin nga Programi i ri i Qeverisë, si dhe gatishmërinë e UNDP-së përmbështetjen e ve për qeverisje sa më të mire në nivel lokal.

Ministri Fazliu dhe përfaqësuesja e UNDP Louisa Vinton mori pjesë në hapjen e forumit për përmirësimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

 - Të gjithë qytetarët kanë të drejtë në shërbime të njëjta publike. Institucionet ekzistojnë për t`i siguruar këto kushte. Dallimi i madh i tanishëm i shprehur në kapacitetet e komunave nuk garanton qasje të barabartë të qytetarëve drejt arsimimit, shëndetësisë, infrastrukturës apo shërbime administrative.

Qytetarët tanë me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mundësi të barabarta për qasje deri tek shërbimet publike. As më shumë e as më pak, por në mënyrë të barabartë si dhe të tjerët. Kjo nënkupton se është e nevojshme  vetëdije më të madhe të nevojave të tyre të cilat do t`ja arrijmë vetëm me përfshirjen e tyre në të gjitha sfera publike të jetuarit, tha ministri Fazliu.

Forumi është organizuar nga ana e UNDP-së me pjesëmarrjen e OJQ-ve dhe përfaqësuesve të komunave.